• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

Emigrimi e zbret papunësinë në Kosovë në 10.8%, në pikën më të ulët që nga paslufta

nga Bota Press
14 Gusht, 2023
në Aktuale
ShareShareShare

 

 

Papunësia në Kosovë ka rënë në 10.8 për qind, që është më e ulëta gjatë gjithë periudhës së pasluftës. Të dhënat dalin nga Anketa e Fuqisë Punëtore për tremujorin e 3-të të vitit 2022, të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Gjatë periudhës së njëjtë të vitit 2019, që është viti i fundit para fillimit të pandemisë COVID-19 dhe ndryshimeve të mëdha politike në vend, shkalla e papunësisë ishte 24.5%. Pra, për 3 vite, shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë nga 24.5% në 10.8% – që i bie një zvogëlim i shkallës së papunësisë për rreth 56%.

Sipas ekonomistit Edison Jakurti, papunësinë në Kosovë nuk po e zvogëlon punësimi sa po e zvogëlon emigrimi.

“Si ka ndodhur kjo? Fillimisht, e gjithë analiza mund të bëhet duke supozuar që nuk ka ndodhur ndonjë “inxhiniering” i të dhënave, por ato janë të vërteta. Përderisa në 3 vitet e fundit, gjithnjë sipas ASK-së, numri i të papunësuarve është zvogëluar për mbi 73 mijë, numri i të punësuarve është rritur për rreth 35 mijë. Pra, me parimin ceteris paribus, më pak së gjysma e të papunësuarve mund të jenë punësuar. Çka ka ndodhur me më shumë se gjysmën tjetër? Ose janë bërë joaktiv – pra kanë hequr dorë së kërkuari punë në Kosovë, ose tashmë janë larguar nga Kosova. Kjo shihet qartë te numri i popullsisë joaktive që është rritur për mbi 32 mijë, dhe nga numri i përgjithshëm i popullsisë në moshë pune, i cili për 3 vite është zvogëluar për rreth 6 mijë”, ka thënë Jakurti, në një analizë të tij të raportit të ASK-së.

Një pasqyrë e ngjashme mund të shihet edhe nga krahasimi nga viti në vit. Vetëm mes vitit 2022 dhe 2021, gjithnjë sipas ASK-së, numri i të papunësuarve ka rënë për mbi 38 mijë, por numri i të punësuarve është rritur për më pak se 3 mijë, ndërkohë që numri i personave joaktiv ka rënë për mbi 2 mijë.

“Si shpjegohet kjo rënie e madhe e numrit të të punësuarve por rritje e vogël e të punësuarve? Përgjigjja është sërish tek ndryshimi që ka ndodhur tek popullsia në moshë pune. Sipas ASK-së, vetëm mes 2022 dhe 2021, popullsia në moshë pune është zvogëluar për rreth 38 mijë persona. Çfarë ka ndodhur me ta? Disa mund të jenë pensionuar e disa mund të jenë angazhuar në detyra që nuk llogariten si pjesë e tregut të punës, por jo të gjithë, sepse ndërkohë ka pasur 18-vjeçarë që mund t’i kishin zëvendësuar ata e ato. Përgjigjja më racionale është, sërish, emigrimi”, e ka vazhduar analizën e tij Jakurti.

Sipas Jakurtit, përderisa zvogëlimi i numrit të të papunësuarve është lajm shumë i mirë, rritja e vogël e numrit të të punësuarve dhe sidomos tkurrja drastike e popullsisë në moshë pune në përgjithësi dhe e fuqisë punëtore në veçanti janë zhvillime tejet shqetësuese që kërkojnë adresim urgjent.

Tags: Papunesiapune

Të ngjashme

Aktuale

Si u krye operacioni policor në kapje të grabitësve të dyshuar? (VIDEO)

nga Bota Press
1 Dhjetor, 2023
Aktuale

Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Aktuale

Hovenier tregon a po zbatohet marrëveshja siç thanë Kurti e Vuçiq para liderëve evropianë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023
Aktuale

Eksperti Sylejamni kërkon të hetohet vrasja e gruas në Prishtinë, ngre dyshime se si iu lejua burrit të largohet me fëmijë

nga Bota Press
30 Nëntor, 2023


Lajmet e fundit

  • Si u krye operacioni policor në kapje të grabitësve të dyshuar? (VIDEO)
  • Sot më ngrohtë, diell e vranësira gjatë ditës
  • Ky është burri 63-vjeçar që dyshohet se e dhunoi një vajzë të mitur në Pejë
  • Hovenier thotë se NATO dhe ushtarët amerikanë në Kosovë janë të aftë të përballen me çdo kërcënim
  • Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by Digital Storm LLC.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
  • Konkurse

© 2021 Botapress.info - Developed by Digital Storm LLC.