Ajo është vetëm 8 vjeçe. Por emri i saj tashmë është bërë i njohur në fushën e gjimnastitkës.
Elsa Krasniqi, e cila jeton me prindërit e saj në Gjermani, është kualifikuar në garat kombëtare të gjimnastikës në kategorinë e saj.
Ajo përveç sukesit të shkelqyeshëm në shkollë dhe sukseseve të njëpasnjëshme në sportin e gjimnastikës, Elsa vazhdon ta ruajë traditën dhe kulturën shqiptare, të cilën e trashëgon nga prindërit e saj nga fshati Ratkoc i komunës së Rahovecit.
Pas çdo fitoreje, Elsa e bën shqiponjën, për të treguar se është dhe do të mbetet një vajzë shqiptare që shënon suksese edhe në Gjermani, shkruan Botapress.