Pronari miliarder i Tesla CEO dhe zotëruesii ri i rrjetit Twitter po bëhet gjithnjë e më aktiv në rrjet, duke intriguar përdoruesit me postime gjithnjë e më të çuditshme.
Më parë e kemi ndjekur teksa vinte në lojë ish-presidentin Trump, duke postuar meme për punonjësit e Twitter, ndërsa sot tha në llogarinë e tij se kërkon të blejë komaninë Coca-Cola që të ‘rikthejë në të kokainën’.
Zhvillimi vjen pasi Musk bleu rrjetin Twitter për shumën e raportuar prej $44 miliardë, duke sugjeruar se donte që platforma të kishte më shumë “liri fjale”.
Musk është aktualisht duke tentuar të shpejgojë sesi e kupton ai “fjalën e lirë”, pasi përdoruesit nisën të spekulonin se premtimi i tij është gënjeshtra e radhës e gjigandëve të teknologjisë.