Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka thënë se në tepihsonët e Kuvendit vazhdon të vije arome e gazit lotsjellës që e hodhi Vetëvendosja (VV), shkruan Gazeta Botapress.
Eliza Hoxha ka folur për veprimet e sotshme që bëri PDK, duke penguar punën në Kuvend.
Ajo ka thënë se nuk e kanë kopjuar VV’në për veprimet e sotshme dhe se PDK nuk bën veprime që rrezikon të tjerët.
“Ne vijnë e kemi të qartë, që nuk përdorim as gjeste që shkojnë përtej asaj që duhet të përdoren brenda atij institucioni. Nuk hedhim shishe në drejtim të askujt, nuk hedhim asgjë në drejtim të askujt dhe nuk e pengojmë institucionin. Hedhja e gazit lotsjellës, unë njoh deputetë aty që flasin dhe kërkojnë me u ndrru tepsionet e dikurshëm të Kuvendit, sepse vazhdojnë me ndij aromën e gazit lotsjellës, për shkak të sasisë që është hedhur aty”, ka thënë Hoxha.
Deputetja e PDK’së, ka thënë se sot ka qenë veprimi më i sofistikuar në Kuvend, për ndërprerje të punës. /Botapress.info/