Elita Rudi pjesë e Big Brother Kosova, zbulohet roli i saj

Me 5 dhjetor do të fillojë transmetimin Big Brother VIP Kosova.Për t’i diskutuar ngjarjet në detaje dhe çdo gjë tjetër rreth Big Brother VIP Kosova, për ju do të përkujdeset prezantuesja e njohur, Elita Rudi.

Moderatorja Elita Rudi, do të vijë pranë jush me emision special dedikuar edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Me panele të ndryshme të të ftuarve, përfshirë edhe të eliminuarit e javës nga formati, nën drejtimin e Elitës, të dielave, të gjitha ngjarjet brenda shtëpisë më të famshme do të trajtohen e komentohen si kurrë më parë në 360 gradë.

Mos harroni, kjo ishte vetëm surpriza e radhës, por jo e fundit. Edhe shumë befasi të tjera do të vijnë për ju ditëve në vijim.

Big Brother VIP Kosova nisë rrugëtimin nga data 5 dhjetor në Klan Kosova dhe ArtMotion.

ngjashme