1Deputeti i Vetëvendosje Jahja Kokaj së fundi është bërë ndër personat më të komentuar në vend, dhe kjo falë deklaratave të tij të çuditshme që po jep nëpër televizone vendore. Kokaj, fillimisht komentoi ekzistencën e UFO’ve në një mënyrë interesante, pastaj tha se gjatë qeverisë Kurti do të lansohet një raketë në Kosovë,.
Ditë më parë Luan Dana i cili po vinte nga Zvicra në Kosovë me aeroplan, po pretendon se ka filmuar UFO (objekte të paidentifikuara) derisa po shikonte kah dritarja, e këtë çud, e ka vazhduar edhe deputeti i VV’së duke e trajttuar me shumë delikatesë.
“Këtu (aeroplani) është mbi re duke fluturuar. Këtu fluturojnë disa drita me shpejtësi mjaft të madhe. Në bazë të informacioneve të cilat mund të merren në këtë blic-shikim, nuk mund të ‘konkludohet’ në diçka konkrete që është apo se çka është. Është një gjë interesante në këtë video, është paraqit një dritë aty dhe për t’u paraqitur ajo dritë duhet të ekzistojë një objekt aty që ta reflektojë atë dritë”, kishte thënë ai.
Shpjegimin e Kokës mund ta ndiqni nga minuta 32:35.
Megjithatë, Kokaj ka shtuar se me këtë video nuk mund të kemi një përfundim pasi që duhet një studim i thellë.
Mirëpo, për dallim nga çështja e parë që komentimi ishte i arsyeshëm për një dukuri që ndoshta as mërgimtari s’e ka parë fare, në çështjen e dytë Kokaj duke folur për lansimin e raketës dha detaje interesante.
Kokaj, njëherësh edhe fizikant, ka thënë se është në përpunim të një projekti shkencor, në kuadër të hulumtimeve nano-teknologjike, për lëshimin e një rakete të një madhësie jo fort të madhe. Madje, ai tha se kjo do të ndodhë gjatë qeverisë Kurti.
“Do të ndodh në qoftë se e realizoj një projekt shkencor, që do jetë për hulumtime nano-teknologjike, natyrisht jo e madhe. Do të realizohet gjatë aktivitetit tim, mund të ndodh gjatë qeverisjes Kurti”, kishte deklaruar ai.
Tutje, ai ka thënë se mendimet e tij nuk qëndrojnë vetëm në fushën politike.
“Mendoj që ekziston ai milintantizmi në të gjitha shtëpitë televizive, ku mendojnë se po vjen një njeri që ka mendime të kanalizuara vetëm në politikë, kurse unë kom mendime kozmopolite, të cilat ndikojnë në pozitivitetin e njeriut në përgjithësi”, ka deklaruar tutje ai./Botapress/