MASHTI ka njoftuar se sot kanë filluar pagesat e para për tekstet shkollore. Në njoftim thuhet se janë ekzekutuar pagesat për mbi 120 mijë aplikues.
“Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton opinionin publik se deri sot përmes platformës e-kosova, janë pranuar gjithsej 183.226 mijë aplikime për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore. Të gjitha aplikimet janë duke u verifikuar nga koordinatorët e shkollave dhe DKA-të. MAShTI njofton se sot kanë filluar pagesat e para ku janë ekzekutuar 9.634.000,00 euro për 120.425 aplikues.”
MASHTI thotë se procesi i aplikimit mbetet i hapur.
“Procesi i aplikimit mbetet i hapur, me qëllim që të sigurohet përfshirja e të gjithë nxënësve, në mënyrë që asnjë nxënës të mos mbetet pa tekste shkollore dhe materiale mësimore për vitin shkollor në vijim.”
“Për çdo vështirësi teknike gjatë aplikimit, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit dhe adresën elektronike të dedikuar: +383 (0) 38 200 65 058 +383 45 834 248 [email protected] MAShTI siguron se të gjitha rastet e adresuara do të trajtohen me prioritet dhe do të ofrohet mbështetja e nevojshme për aplikim dhe përfitim nga ky program.”



Të tjera
Lajme
“Po të mos e kish tradhtu Albini, e kish tradhtu Vjosa”, Spahiu për Osmanin
Sipas Nexhmedin Spahiut, Kurti me “largpamësinë
Aktuale
Kur do të mbarojë lufta në Iran? Shtëpia e Bardhë jep përgjigjen
E pyetur nga gazetarët se sa
Aktuale
Haziri për Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta diskutonte mbështetjen
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,