Shtetasi kosovar I.E. është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë pasi po kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Mashtrim” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 15.05.2026, ka bërë ekstradimin e shtetasit Kosovar I.E., nga Kroacia për në Kosovë”, njoftoi policia.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete kroate pasi që kërkohej nga autoritetet kosovare.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre kroate.
I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore, tha policia.



Të tjera
Lajme
Tri palë zgjedhje për më pak se një vit e gjysmë, për qytetarët e lodhshme: Të mbushemi mend!
Zgjedhjet e sotme janë të tretat
Aktuale
Rreth 7% më pak votues deri në orën 15:00 krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit dhe të shkurtit 2025
Rreth 22% e qytetarëve me të
Lajme
LDK vlerëson pozitivisht ecurinë e votimit deri në mesditë
Në një konferencë për media,