Ekspertët e ekonomisë po vlerësojnë se vendi nuk është në rrugë të duhur sa i përket zhvillimit ekonomik.
Ata thonë se në vend ka rënie të investimeve kapitale, nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investime të huaja dhe se rekomandimet e eksperteve nga Qeveria po merren si armiqësi.
Opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për investime strategjike
Ish-drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërgjaliu, tha se në vend ka rënie të investimeve kapitale dhe për këtë çështje është i domosdoshëm reagimi i Qeverisë.
“Duhet që të kuptohet se sot si ekspert i ekonomisë, të thuash diçka në interes të shtetit dhe qytetarit e pranohet si armiqësi përballë pushtetit edhe vërtet ne e kemi shumë të vështirë të japim konkludime dhe rekomandime tona sepse ato po shndërrohen në armiqësi. E dyta në këtë situatë dhe më këta parametra ekonomikë që ka Kosova ku kemi rënie të investimeve kapitale, kemi rënie të investimeve kapitale në nivel lokal, kemi këtë distancë të komunikimit dhe të dialogut, e kemi një qasje anti-biznes do të thotë se vërtet janë rrethana shqetësuese që duhet t’i brengos pushtetin, në veçanti ministrin e Financave”, tha ai.
Më tutje, Gërxhaliu shtoi se Kosova është në rrezik që të shndërrohet në shtet social dhe sipas tij, me një qasje të tillë vendi vetëm do të varfërohet, raporton EO.
“Vetë faktin që në vitin 2022 ke vetëm 13 për qind të shfrytëzimit të buxhetit për projekte kapitale, është e para, e dyta kam dron që tentativën është Kosova të shndërrohet në një shtet social dhe me veprimin të tilla ad-hoc dhe me një qasje sociale Kosova vetëm varfërohet. Nuk ka zhvillim nuk ka fuqizim të sektorit privat, nuk ka investitor dhe investime të huaja dhe si mund të krenohemi me këto rezultate”.
Në anën tjetër, Ekonomisti Jakup Bellaqa, tha se duke marr parasysh që Kosova ka një ekonomi jo të zhvilluar duhet që të merren hapa që të frenohet inflacioni dhe të mos vështirohet jeta e qytetarëve.
“Çdo Qeveri është e suksesshme në rast që merr masa dhe e zvogëlon dhe e frenon inflacionin dhe papunësi. Edhe ne si ekonomi që jemi në zhvillim dhe jo e zhvilluar do të ndikonte negativisht ne ngritjen e cilësisë së jetës. Këtu duhet që të ngritët cilësia e jetës, për tu ngritur ajo duhet që të frenohet inflacioni dhe duhet të frenohet mos rritja e çmimeve të energjisë elektrike. Duhet në këtë aspekt që të merren masa stabilizuese që të mos vështirohet jeta e qytetarëve”, tha ai.
Ai po ashtu bëri thirrje që të mbështeten më shumë prodhuesit vendës, raporton EO. Madje sipas tij, duhet që të ndërmerren politika fiskale në artikujt bazik, ku TVSh të zbresë nga 18 për qind sa është tani, në 5 për qind./Botapress.info/