Kërkesa e Qeverisë së Kosovës që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, po konsiderohet si absurde nga njohësit e çështjeve të sigurisë, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i FBI-së ngre alarmin lidhur me aplikacionin që përdoret me të madhe edhe në Kosovë
Duke iu referuar kampit ushtarak “Bondsteel” që ndodhet në Kosovë, njohësit sigurisë thonë se njëjta ekziston që nga 99-ta.
Eksperti i sigurisë, Avni Islami, thotë se për të pasur bazë të përhershme, Kosova duhet në NATO, ndonëse thotë se tashmë ekziston një bazë ushtarake.
“Fillimisht duhet thënë se që nga përfundimi i luftës në Kosovë në Ferizaj është Bondsteeli një bazë ushtarake amerikane e cila e ka rëndësinë e vet dhe unë besoj se ne kemi bazë amerikane, mirëpo kërkesa që të jetë bazë e përhershme, është e drejtë mirëpo realisht ne e kemi bazën amerikane në Bondstill”, thotë Islami
“Unë besoj se duke pasur parasysh që në territorin e Kosovës janë të vendosura trupat e KFOR-it që është derivat i aleancës veri-atlantike, besoj që në momentin kur Kosova të jetë pjesë e aleancës veri-atlantike, atëherë do të legalizohet dhe do të jetë një bazë ushtarake amerikane në vendin tonë”, u shpreh Islami
E ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, thotë se një bazë e tillë në Kosovë ajo ekziston.
Veseli thotë se ShBA-ja mbetet aleat kryesor i Kosovës, ndërsa ka edhe një kërkesë për ministrin Mehaj.
“Kjo kërkesë është e tanishme. Këtë kërkesë Kosova e ka pasur gjithmonë që nga viti 1999 dhe çdo shqiptar i Kosovës ka dëshirë që ta ketë Amerika një bazë. Ne e kemi Bonstillin që nga 99-ta që është vendos dhe e dimë historinë. Ministri Mehaj ka ardhë vonë në Kosovë, e dimë sesi ka shkuar ai proces, dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partnerë aleat numër një i Kosovës dhe i FSK-së. Unë e kisha sugjeruar ministrin Mehaj të merret më shumë me Ministri dhe me FSK-në. Kur ka ardh në pozitë si ministër, pati premtuar që do t’ua rrit pagat pjesëtarëve, gjë që nuk ndodhi deri më sot, dhe ata kanë pritur me padurim sepse i kanë besuar fjalës tij, mirëpo ajo nuk ka ndodhur deri më tani”, u shpreh ai.