Ekskluzive: Video nga përballja e dhunshme në zonën VIP në “Sunny Hill” në Tiranë

EkskluziveSherr me grushta në zonën VIP tek “Sunny Hill”. Rrihen mysafirët në sy të Ministrave dhe Kryetarit të Bashkisë. 25 minuta më parëFestivali “Sunny Hill” në Tiranë që u diskutua jo vetëm për organizatoren Dua Lipa që nuk këndoi por edhe për provokimet ndaj ish të persekutuarve shqiptarë me shfaqjen e flamurit me shqiponjë dhe me yllin komunist në ekranin e skenës duket se u njollos rëndë nga një sherr banal mes disa mysafirëve VIP dhe artistëve që performuan në skenë.

Të pranishëm në një nga tre zonat VIP rrëfyen për Kryefjala.com se sherri me grushta, shishe dhe gota plasi pikërisht në zonën ku Dukagjin Lipa kishte sistemuar njerëz të biznesit dhe ministra mes tyre Ministren e Kulturës Elva Margariti, Delina Ibrahimi Ministre Financave, por edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj me bashkëshorten Ajola Xoxe. Një skenë që as në klubet më të rëndomta të tallavasë ndodhi aty ku paramendohej se ishin “ajka” e mysafireve të “Sunny Hill”.

Flitet se qarkullon një video nga sherri në fjalë dhe jemi ende të pritje për të parë më figurë atë që ka ngjarë realisht aty. Nga organizatorët dhe qeveritarët e pranishëm çdo gje është mbajtur sekret dhe situatën janë përpjekur ta sistemojnë me ndihmën e forcave private të sigurisë pa njoftuar policinë.Një veprim shumë i rëndë ky, kur maja e shtetit anashkalon forcat e rendit.

Në zonën VIP të Iqos dhe Birra Peja situata ka qenë e qetë dhe festive. Nuk dihet ende pse në një zonë VIP elitare ka plasur sherri banal duke zhytyr në turp një organizim të tillë artistik?

ngjashme