Një përplasje e armatosur me motive hakmarrjeje ka ndodhur sot në Pejë.
Sipas informacioneve ekskluzive të Gazetës Sinjali, janë të përfshirë dy persona të njohur për organet e rendit: Miftar Dobraj dhe Dardan Manaj, i njohur me nofkën “Manilla”.
Burime të sigurta bëjnë me dije se ngjarja është pasojë e një konflikti të mëhershëm, pasi më parë dyshohet se djali i Manajt kishte qëlluar ndaj Dobrajt, ndërsa sot, pasi janë “zatet” me vetura në rrugë, Miftar Dobraj dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të Manajt.
Ngjarja ka alarmuar banorët e zonës, ndërsa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur prova që lidhen me tentim vrasjen.
Hetimet janë në fazë të hershme, ndërsa Gazeta Sinjali do të sjellë detaje shtesë sapo ato të konfirmohen nga burime zyrtare.



Të tjera
Aktuale
Dega e Vitisë e pret Abdixhikun një ditë pasi tri tjera ia kërkuan dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së
Aktuale
Një i mitur gjendet pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës
Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë e
Lajme
Disa prodhime të ujit mineral Kllokoti rezulton me përmbajtje të lartë të Borit
Disa lote prodhimi të ujit mineral