Federata e Futbollit të Kosovës më në fund pritet të licensohet. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se ministri i Sportit, Hajrullah Çeku ka dhënë autorizimin për licensimin e FFK-së.
Gjithnjë sipas burimeve të Indeksonline, licensimi pritet të ndodhë me disa kushtëzime.
Çështja e mbajtur peng që disa muaj ka dëmtuar klubet kosovare në aspektin financiar.
Për këtë temë pak ditë më parë në Kosovë qëndroi edhe një delegacion u UEFA-s e FIFA-s përbërë nga Servet Yardimci, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe kryetar i Komitetit të UEFA-s për Federatat Kombëtare, Luca Nicola, kryesues i Qeverisjes Kombëtare dhe Institucioneve Globale të UEFA-s dhe Sofia Malizia, menaxhere e qeverisjes së federatave anëtare të FIFA-s.