Sokol Halili, i dyshuari kryesor për vrasjen e gruas shtatzënë, Hamide Magashi, i ka dhënë fund jetës së tij në momentin që Policia e Kosovës ka lokalizuar vendndodhjen e tij, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për vetëvrasjen e 31-vjeçarit e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Pamje nga momenti kur policia i bëri thirrje për dorëzim, të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë
Ndërkohë sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi ku dyshohet se Sokoli ka kryer vetëvrasje.
Sipas sinjalizuesve, Sokoli është kapur nga Policia në shtëpinë e tij në fshatin Godanc.
Kujtojmë që e gjithë ngjarja tragjike ka ndodhur të mërkurën e 30 nëntorit rreth orës 18:00, kur dorasi, tashmë i ndjerë, ka ekzekutuar ish bashkëshorten e tij Hamiden në oborrin e Klinikës Gjinekologjike në QKUK. E ndjera ishte shtatzënë në javën e 41-të dhe ajo priste që të sillte në jetë fëmijën e saj më 1 dhjetor.