Një aksion i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar në qytetin e Prizrenit. Burimet bëjnë me dije se forca të mëdha të Njësive Speciale dhe policë civil janë duke kryer një operacion në këtë komunë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se forcat e rendit kanë arrestuar disa persona të rrezikshëm./Botapress/