Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sonte në QKUK, ku një person dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë.
E dhimbshme: Gruaja që u vra para Gjinekologjisë ishte në javët e fundit të shtatzënisë
Burimet nga QKUK-ja bëjnë me dije për Sinjalin se i dyshuari për këtë rast është Sokol H., i cili dyshohet se e ka qëlluar ish-bashkëshorten Hamide Magashin, 35-vjeçare, nga fshati Llugagji i Lipjanit dhe më pas ka ikur.
Sipas informacioneve të para, rastit tragjik i ka paraprirë një fjalosje mes të ndjerës dhe të dyshuarit që pasoi dhe përfundoi me vrasje.
Gruaja shtatzënë është vrarë me një plumb të armës së zjarrit, pasi në vendin ku dyshohet se u vra, Policia ka gjetur një gëzhojë.
Sinjali po ashtu ka mësuar se i dyshuari ka ikur nga QKUK-ja me veturën e tij Opel Astra.