Ekskluzive: Këta janë tre bodigardët që dyshohet se e rrahen ushtarin e FSK-së

Gazeta raportoi për një përleshje që ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjestarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Bashkim Aliu Irfan Demiri.

Perparim Shabani
Irfan Demiri

Në lidhje me rastin, Gazeta ka kontaktuar dhe pronarin e  kësaj diskoteke, Albert Sylejmani i cili e konfirmoi rastin duke thënë që përleshja ka filluar nga pjestari i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Ai është dasht me respektu uniformën e sigurimit, pasi që edhe kjo është uniformë, dhe askush nuk të sulmon pa e sulmu”, tha Sylejmani duke mos japur detaje më shumë për rastin.

Ai shtoi se tashmë policia i ka kamerat e rastit dhe se rasti është duke u hetuar.

Gazeta mëson se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Botapress.info/

ngjashme