Sinjali mëson se gazetari Vehbi Kajtazi ka qenë viktimë e një kërcënimi serioz nga një 61-vjeçar, i cili për disa javësh ishte në kërkim policor.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 13 gusht, i dyshuari Hysni Menxhiqi, rreth 61-vjeçar, përmes profilit të tij në Facebook, i kishte dërguar mesazh me përmbajtje kanosëse gazetarit Kajtazi.
Pas një pune hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, sot (29 gusht), rreth orës 09:20, në rrugën “Kollashniska” në Mitrovicën e Veriut, policia ka arritur ta ndalojë të dyshuarin.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar nga PTH Prishtinë, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë