Në përvjetorin e 16-të të Republikës së Kosovës, një qytetar gjatë kalimit në fshatin Bervenik në komunën e Podujevës ka hasur në forca serbe.
Në një prononcim për Indeksonline, një qytetar ka treguar se gjatë kalimit në këtë fshat, në pikën e KFOR-it në Bervenik, ka parë forca serbe ku i kanë drejtuar armën në momentin që është parë.
“Në pikën ku rrin KFOR-i gjithmonë, nuk ka pasë pjestarë të KFOR-it, kur i pava ata mendova që janë KFOR-i ata ishin kanë xhandarmëria, në moment që na kanë parë që janë duke i kqyr na i kanë drejtu armët, armë të randa mitroloz”, ka thënë qytetari për Indeksonline.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje ku shihen forcat serbe në territorin e Kosovës./
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2024/02/423944258_943711820457617_7988332845176859771_n-768x1024.jpg)