Organi Shqyrtues i Prokurimit ka marrë vendim që ta aprovojë si të bazuar kërkesën e Ministrisë së Shënxëtësisë për diskualifikim nga pjesëmarrja në prokurimin publik, operatorin ekonomik “Pharma Leader” L.L.C për shkak të falsifikimit të dokumenteve për tenderin e insulinave.
Sinjali ka siguruar vëndimin e Panelit të OSHP- së ku thuhet se kompania në fjalë diskualifikohet për një periudhë kohore prej 1 vit, duke filluar nga sot deri më 5 prill 2025.
Përmes këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë është urdhëruar që të konfiskojë shumën e mjeteve të deponuara nga kjo kompani, në emër të sigurimit të ofertës.
Me këtë rast, paneli i OSHP-së e ka konsideruar të qëndrueshme kërkesën e MSH-së sepsë është vërtetuar se dokumenti i datës 9 maj 2023, ka qenë i pavlefshëm, thuhet tutje në vendim.
Pra, kjo kompani nuk ka pasur asnjë leje apo marrëveshje për të importuar insulina në Kosovë, as nga prodhuesi amerikan “Eli LIily”, as nga kompania në Maqedoni të Veriut.
MSH kishte kërkuar përgjigje nga “Farma Trade” me seli në Maqedoninë e Veriut dhe prej tyre kishin pranuar përgjigje se dëshmia e ofruar nga “Pharma Leader” nuk ka qenë valide dhe se ata nuk kanë ofruar një dëshmi të tillë