Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) sot në orët e hershme të mëngjesit është duke zhvilluar një operacion të madh ku në pranga të policisë pritet të përfundojnë dhjetëra policë dhe eprorë policor.
Policë hetues të IPK-së janë përgatitur për të prangosur mbi 52 policë nga objekti i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës dhe objekti i Stacionit Policor në Gjakovë.
Në mesin e të arrestuarve ka edhe eprorë dhe komandant të policisë kufitare.
Sipas burimeve të IndeksOnline gjithë këto arrestime pritet të ndodhin pasi që dyshohet se policët janë të përfshirë në marrje të ryshfetit, keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe ndihmë në kontrabandë.
Pjesë e këtij operacioni janë edhe zyrtarë të Dogoanës së Kosovës.
Botapress.info do ju mbajë të informuar për çdo detaje nga ky aksion i madh policor.