Sot në Francë është arrestuar 61 vjeçari nga Lipjani, Emrush Gashi. Ai ka qenë në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet se në vitin 2018 me datën 14 korrik e kishte vrarë vllaun e tij 54 vjeçar.
Arrestimi i Gashit është bërë falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me atë të Francës, mëson Indeksonline. Ekstradimi i tij në Kosovë pritet të bëhet shumë shpejtë.
Rastin për të cilin akuzohet Emrush Gashi ka ndodhur në fshatin Tërbovc të Lipjanit./Indeksonline/