Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës/
Sinjali mëson ekskluzivisht se gjatë bastisjeve në lokacionet që janë cak i hetuesisë, janë gjetur dhe sekuestruar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit kokainë si dhe armë ilegale.
Redaksia ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione, mirëpo të njëjtit ende s’kanë kthyer përgjigje.