Ekonomisti Muhamet Mustafa nga Instituti Riinvest ka ngritur shqetësimin se struktura e investimeve të huaja direkte në Kosovë është e gabuar dhe nuk po kontribuon në zhvillimin real të ekonomisë.
Sipas tij, shumica e kapitalit të jashtëm po derdhet në patundshmëri, në vend se të investohet në sektorë që krijojnë vlerë të shtuar, punësim dhe eksport.
Mustafa ka thënë se kjo prirje është një nga arsyet pse ekonomia e Kosovës vazhdon të mbetet e brishtë dhe e varur nga importet.
Ai shtoi se mungesa e stabilitetit politik dhe perceptimi për konflikt të vazhdueshëm ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e investitorëve.
“Investimet e jashtme janë kryesisht në patundshmëri, jo në sektorë prodhues që krijojnë vlerë të shtuar. Cili investitor i huaj vjen me investu në një vend ku në Google sheh konflikt politik permanent…”, ka shtuar ai.
Sipas Mustafës, Kosova ka nevojë për politika të qarta industriale dhe stimuj për sektorët prodhues, në mënyrë që investimet e huaja të orientohen drejt aktiviteteve që rrisin eksportin, përmirësojnë bilancin tregtar dhe krijojnë vende pune të qëndrueshme.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e