Sulmimi i Ukrainës nga ana e Rusisë ka bërë që vendet e perëndimit të dalin hapur dhe qartë kundër Putinit, dhe në krah të Ukrainës.
Shumë shtete të fuqishme i kanë dërguar ndihma të ndryshme Ukrainës, përfshirë këtu edhe armatim.
Shtete si Britania e Madhe, Gjermania, Suedia, Belgjika, kanë ndihmuar Ukrainën në aspektin ushtarak
Pjesë e këtij grupi shtetesh është bërë edhe Luxemburgu.
Duhet shtuar se përveç ndihmave ushtarake, Ukraina ka pranuar edhe ndihma të tjera që njihen si humanitare.
Në anën tjetër, Rusia po përballet me sanksione të ashpra nga ana e perëndimit si, bllokimi i linjave ajrore për avionet rus, përjashtimi I Rusisë nga SWIFT, pezullimi projekteve të medha si ai i Gazësjellsit gjerman./Botapress.info/.