Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, i është kundërpërgjigjur ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili tha se me hapjen e urës tani, mund të rrezikohen ushtarët e KFOR-it.
E Bajqinovci i është përgjigjur Hovenier duke i thënë se nuk do të pësojë askush nga hapja e Urës së Ibrit.
“Sikurse me proceset tjera, edhe kësaj radhe do të dëshmohet se askush nuk pëson, përkundrazi, fiton rendi dhe ligji, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria.” – ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i tij:
Pra, e kemi të konfirmuar me aktet e dakorduara ndërmjet Kosovës dhe BE-së, me dokumente, që Qeveria e Kosovës nuk po vepron njëanshëm. Raportet e Bashkimit Evropian po e kërkojnë hapjen e urës, ndërsa ne po zbatojmë rendin tonë kushtetues. Njëanshëm vepron Serbia që po lobon kundër hapjes së qarkullimit normal, ndërsa, BE-ja po e mbështetë njëanshmërinë e Serbisë, duke i kontribuar tensionimit të panevojshëm. Sikurse me proceset tjera, edhe kësaj radhe do të dëshmohet se askush nuk pëson, përkundrazi, fiton rendi dhe ligji, kushtetutshmëria dhe ligjshmëria. Fitojnë qytetarët, patjetër edhe ata serbë. Humbet mafia dhe krimi i organizuar e në këtë rrjedhë edhe pushteti autokratik në Beograd. Por për ata s’ke çfarë të thuash, por çfarë po kërkon BE-ja në këtë llogore?



Të tjera
Aktuale
“Kobra” dhe dy të tjerë dënohen me nga 5 mijë euro gjobë për rrahjen brutale të një personi në Prizren
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar
Ekskluzive Lajme
Çfarë ndikimi mund të ketë raporti i ekspertëve britanikë për Specialen?
Javën e kaluar është prezantuar nga
Aktuale
Fillon rigjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit për krime lufte
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka