Së fundmi është komentuar shumë mundësia për tërheqjen e parave të Trustit. Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta e ndër ta edhe aktori i njohur, Fatmir Spahiu.
Përmes një postimi në Facebook ai ka thënë se përderisa çmimet janë rritur atëherë tërheqja e parave nga Trusti mbetet zgjidhja e vetme.
“Poooor kur ti nuk ki alternative, ski rritje rrogash, ski ndonje fond me te cilin e ndihmon qytetarin e thjesht, atehere terheqja e 20/30% te Trustit, mbetet zgjidhja e vetme. Pra fukarallaku dergon ne kaos, ne padegjushmeri qytetare, e kaosi shumezohet me zero, e zeroja nuk i duhet Kosoves. Çmimet kane kcyyy gjithandej. Eshte vullnet popullor per me i mare pare tona. Pra tonat”, ka shkruar ai në Facebook.