Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë për T7 se i kanë edhe dy ditë kohë deri të mbahet seanca me mandatar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.
Ai tha se tash është urgjente formimi i komisioneve të përhershme parlamentare.
“I kemi edhe dy ditë deri tek seanca e kuvendit për mandatarin e radhës. Ajo që besoj që është urgjente për shtetin e Kosovës është formimi i komisioneve parlamentare. Janë katër komisione të përhershme, është komisioni për buxhet, punësim dhe transfere, komisioni për integrime për evropiane, komisioni për komunitete dhe kthim dhe komisioni për legjislacion. Tash që e kemi konstituar kuvendin e Republikës së Kosovës në legjislaturën e nëntë është gabim politik dhe dëm financiar e social mosprocedimi i mëtutjeshëm në Kuvendin e Republikës, me ç’rast formimi i komisioneve parlamentare është rruga e duhur përpara. Çështje më urgjente se kjo nuk ka, ndërkohë që natyrisht 15 ditëshi vlen deri të mërkurën”, tha Kurti për T7. /GazetaExpress/



Të tjera
Aktuale
Kongresisti amerikan takon Abdixhikun dhe Osmanin në fillim të vizitës
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike
Aktuale
Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë
Ministri në detyrë i Financave, Punës
Aktuale
Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve
Gjykata Speciale doli me njoftim lidhur