Deri në 1 euro e gjysmë këtë vit qytetaret do të paguajnë për blerjen e specave për turshi
Sipas shitësve rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e thatësirave dhe kushteve klimatike në vend.
Shitësi Riza Krasniqi tha se këtë vit çmimi është më i lartë se vitin e kaluar. Sipas tij, kilogrami i specave aktualisht shitet nga 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë, ndërsa vitin e kaluar çmimi ishte rreth 1 euro. Krasniqi shtoi se megjithëse ka interesim nga blerësit, periudha kryesore e shitjeve pritet të nisë në shtator.
“Momentalisht çmimet variojnë prej 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë. Sivjet janë më të shtrenjtë. Interesim ka, por sezoni i turshive fillon nga shtatori. Vjet ishin 1 euro, sivjet 1 euro e 50 centë. Nuk besoj se do të ulen, sepse kushtet atmosferike kanë ndikuar”, tha ai për Ekonomia Online.



Të tjera
Lajme
Emisari i BE-së Karen Pierce, fokus dialogu Kosovë – Serbi
Emisari i Bashkimit Evropiane për dialogun
Lajme
Nis fushata e VV-së në Ferizaj
Lëvizja Vetëvendosje ka nisur zyrtarisht fushtën
Lajme
Subvencionimi i aviokompanive nis nga e hëna, kaq do të fitojnë
Nga e hëna do të nisë