Ish-Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, nëpërmjet një burimi me të cilin ka kontaktuar ai, ka mësuar se deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk janë gjë tjetër veçse paranojë e tij.
Selimi, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke cituar burimin me të cilin ka biseduar, thotë se “Edhe rusët janë mësuar me të”.
“Disa më kanë pyetur nëse një pretendim i këtillë është i vërtetë. Ju them se po. Kontakti im ka thënë: “Ne e shohim si të çuditshme këtë deklaratë. Kërcënimet mund të ekzistojnë, por bëhet fjalë për Vuçiqin. Vitin e kaluar ai na thoshte se ministri i tij po komploton me mafian për ta vrarë atë. Ne jemi mësuar me këtë. Edhe rusët janë mësuar me këtë””, thuhet në postimin e tij.
Ish zv.ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Selimi ditë më parë në ‘Twitter’ ku ka zbuluar një bisedë private të Vuçiq me BE dhe SHBA.
“Unë nuk kam kontroll në mediat. Rusët janë infiltruar në mediat e mia, ata po ashtu kanë kontroll në shërbimin sekret”, citon Selimi – Vuçiqin.
“Ata tashmë kanë vrarë Gjingjiqin, unë po bëj më të mirën, por mos më bëni presion mbi Kosovën. Jam në rrezik për jetë”, thuhet të ketë thënë i pari i Serbisë.