Kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë të ditur për një ndihmë shtesë prej 230 milionë dollarësh , (apo 175 milionë paundësh) për Ukrainën.
Ky është momenti që “miqtë e Ukrainës të krijojnë një koalicion të mbështetjes ushtarake humanitare, ekonomike dhe mbrojtëse për të siguruar që Putini të dëshmojë në këtë pushtim katastrofë”, tha ai.
Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Holanda “qëndrojnë krah për krah” kundër pushtimit rus të Ukrainës”, shtoi ai.
“Grupi ynë i ri ndërkombëtar për mbështetjen e Ukrainës do të koordinojë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të ofruar ndihmë afatgjate dhe të palëkundur tani dhe në të ardhmen, e ne do të inkurajojmë më shumë vende të na bashkohen”, shtoi ai.
Në 12 ditët e pushtimit rus në Ukrainë, Johnson tha se është e qartë se presidenti rus, Vladimir Putin bëri një “llogaritje të gabuar”, duke nënvlerësuar Ukrainën.
“Ai ka nënvlerësuar ukrainasit dhe rezistencën e tyre heroike. Ai ka nënvlerësuar liderin e tyre dhe ka nënvlerësuar unitetin e Perëndimit”, tha Johnson.