Një rast i trishtë ka ndodhur ditën e sotme në Prizren, ku një person u gjet pa shenja jete.
Nga rrethanat e para rasti dyshohet të jetë vetëvrasje.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga dëshmitari – familjar i viktimës – është marrë informacioni se viktima, Xh. B. (32 vjeç), është gjetur pa shenja jete në banesën e tij dhe pranë tij është gjetur një armë. Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe hetuesit përgjegjës, të cilët kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave e dëshmive”, tha ai.
Tutje bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kompetent, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.



Të tjera
Aktuale
Pezullohet drejtori i një shkolle në komunën e Gjakovës, dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka
Aktuale
Policia apelon për kujdes ndaj mesazheve mashtruese në emër të bankave
Policia e Kosovës, i është drejtuar
Aktuale
Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet ekipit të Kurtit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka