E trishtë: Ndahet nga jeta figura e njohur shqiptare, ka mbajtur një sërë detyrash të rëndësishme ndër vite 

Akademiku Artan Fuga ka njoftuar sot mes hidhërimit të madh ndarjen nga jeta të vjehrrit të tij, diplomatit të njohur shqiptar Petraq Pojani.

LEXO EDHE KETE

Ngjarja e rëndë për familjen Shera në Pejë, ky është personi nga Tresteniku që u gjet pa shenja jete

Postimi i plotë:

Njoftohet me hidhërim të thellë nga familja e tij se sot, datë 22 korrik 2022, ditë e premte, në orët e para të mëngjesit, pas një sëmundjeje të gjatë, u nda nga jeta në moshën 87 vjeçare z. Petraq Pojani.

Ka lënë në pikëllim veçanërisht bashkëshorten e tij, Keti Panduku (Pojani), si edhe dy vajzat, Ariana Pojani (Fuga) dhe Iris Pojani me bashkëshortët e tyre, respektivisht Artan Fuga dhe Saimir Dhamo, si edhe mbesën Alba dhe nipin e tij Enea.

Ndajmë këtë lajm të hidhur me të afërm dhe pjesëtarë të fisit të të ndjerit, me shok e miq e kolegë që ai ka bërë gjatë jetës dhe karrierës së tij të gjatë profesionale si ambasador, diplomat, drejtues shërbimesh të jashtme të shtetit shqiptar, përkthyes, këshilltar i lartë diplomatik, si edhe me të gjithë ata që e kanë njohur si fqinj, bashkëqytetas apo si veprimtar në organizatat shoqërore me të cilat ai ka bashkëpunuar.

Familja njofton se ceremonitë e përzishme të nderimit do të kryhen si më poshtë:

Trupi i të ndjerit do të vendoset nesër, ditën e shtunë, datë 23 korrik 2022, në sallat e Hotel Internacional, pas ndërtesës të ish Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, ku familja pret ngushëllime nga ora 17°° deri në ora 18 e 30.

Nisja e kortezhit të përmotshëm kryhet po që andej në ora 18 e 30.

Varrimi bëhet në varrezat e Shishtufinës në ora 19°°.

Faleminderit,

Të keni vetëm gëzime, shëndet dhe të mira në familjet tuaja!

ngjashme