Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Beqiq të Vushtrrisë, ku një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje.
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 01:30 nga bashkëshorti i viktimës, i cili ka njoftuar autoritetet se e shoqja e tij ishte gjetur e varur me litar në një trarë brenda stallës së ushqimit të bagëtive.
Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar se viktima, Rabie Mehmeti, 53-vjeçare nuk shfaqte shenja jete.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, viktima kishte probleme shëndetësore.
Në vendngjarje kanë punuar njësia e hetimeve, njësia rajonale dhe mjekësia ligjore, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti po hetohet për rrethanat dhe motivin e mundshëm të kësaj tragjedie.



Të tjera
Aktuale
Zyrtari i OKB-së takon Kurtin e Konjufcën, riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për
Lajme
Shi i rrëmbyeshëm në Klinë, reshje edhe në pjesë tjera të vendit
Pas disa ditësh me temperatura të
Aktuale
Hoti kërkon reagim qytetarë ndaj qeverisë për gazin amerikan
Deputeti i zgjedhur nga lista e