E tmerrshme: Provoi një sfidë në Tiktok, humb jetën 14-vjeçari

Një 14-vjeçar humbi jetën pasi realizoi një sfidë të rrezikshme në Tik Tok, e cila ishte bërë virale. Nëna e gjeti djalin pa shenja jete në dhomën e tij.

Më herët 12-vjeçari Archie Battersbee kreu të njëjtën lojë dhe humbi jetën pas një dëmtimi që pësoi në tru.

Nëna e 14-vjeçarit Leon Brown, Lauryn Keating, paralajmëroi dhe prindërit e tjerë për rreziqet që sjellin sfidat online.“Kisha dëgjuar për këtë sfidë, për shkak të asaj që ndodhi me Archie Battersbee”, tha ajo.

Një zëdhënës i Tik Tok tha se siguria e komunitetit është prioritet i tyre dhe se do të zhdukim çdo përmbajtje që rrezikon jetë njerëzish./Botapress.info/

ngjashme