• Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë
No Result
View All Result
BotaPress
No Result
View All Result

E thotë Kurti: Ky është synim parësor i qeverisë sime

nga Bota Press
9 Tetor, 2021
në Aktuale
ShareShareShare

Botapress, 9 tetor- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takimin e parë dhe mikpritës me ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i shoqëruar nga zëvendës-shefi i Misionit të Italisë në Kosovë, Ugo Ferrero.

Ai i uroi mirëseardhje dhe suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja.

Kryeministri Kurti u shpreh i bindur se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm me ambasadorët e Italisë në Kosovë dhe Republikën e Italisë vetëm sa do të avancojë.

Italia është një nga partnerët më të rëndësishëm të Kosovës, për çka kryeministri Kurti shprehu falënderimet e tij për mbështetjen e vazhdueshme, që ajo i ka ofruar Kosovës dhe popullit të saj.

Ai tha se qeveria që udhëheqë ka për synim parësor drejtësinë dhe krijimin e vendeve të reja të punës, andaj Kosova është e gatshme dhe mirëpret investimet e huaja që nxisin zhvillimin ekonomik dhe ngritin mirëqenien e qytetarëve.

Kryeministri po ashtu nënvizoi edhe kontributin e çmuar të komandantëve italian të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë në vend.

Ambasadori De Riu, i cili në të kaluarën kishte vizituar Kosovës në dy raste, në vitit 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës dhe në vitin 2009 pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, tha se ndjehet i lumtur që është në Kosovë me këtë përgjegjësi të re.

Ai e falënderoi kryeministrin Kurti për mikpritjen dhe shprehu vullnetin e tij për të vazhduar edhe më tej bashkëpunimin e mirë në mes dy vendeve.

Duke parë ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë ndër vite, ai tha se Kosova është vend me potencial të madh, sepse është pikë qendrore nëpërmjet të cilës kalon çdo rrugë që lidh Ballkanin, percjell Botapress.info

Tags: Albin Kurtikrijimi i vendeve te punesQeveria

Të ngjashme

Aktuale

Kurti lexoi CV-në e tij në Universitetin Brown: A e harroi qëllimisht karrierën në KAN me Nenad Rikallon?

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

MSh publikon të dhëna për linë e majmunëve, tregon për gjendjen me vaksina

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Kryeinspektori i AKI-së ftohet në Hagë

nga Bota Press
23 Maj, 2022
Aktuale

Biden mbështetje direkte ndaj Tajvanit: Nëse Kina ju pushton, ShBA ndërhyn ushtarakisht

nga Bota Press
23 Maj, 2022


Lajmet e fundit

  • Kurti lexoi CV-në e tij në Universitetin Brown: A e harroi qëllimisht karrierën në KAN me Nenad Rikallon?
  • Mbappe mundohet të ‘zbulojë ujin e nxehtë’: Reali më pranuan si të isha i tyre
  • MSh publikon të dhëna për linë e majmunëve, tregon për gjendjen me vaksina
  • Në Bruksel përdoret edhe kjo gjuhë, marrëveshja me Serbinë “Hotel me 4 yje, apo hotel me 5 yje”
  • Ish -Kryeministri Hoti ka tre kërkesa për Izraelin

Adresa: Muharrem Fejza pn.
Email: [email protected]
Marketing: [email protected] 
Tel: +383 38 742 282

Ky portal mirëmbahet nga Botapress.info. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi.

Partnerët:

Na ndiqni:

Facebook Instagram

© 2021 Botapress.info – Developed by EasyWebs.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Aktuale
  • Lajme
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Botë
  • Ekskluzive
  • Diaspora
  • Opinione
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Sport
  • Kulturë

© 2021 Botapress.info - Developed by EasyWebs.