Analisti politik, Baton Haxhiu i cili ka realizuar EXIT POLL i cili transmetohet në orën 19:00 ka folur për rezultatet në Prishtinë.
Ai ka thënë se në Prishtinë ka përmbysje të votës popullore, shkruan lajmi.net.
Kësi lloj përmbysje ai thotë se ka edhe në nivel nacional.
“Është e habitshme se sa ka përmbysje të votës popullore në Prishtinë. Në nivel nacional përmbysja është e frikshme. Kur të shihen rezultatet ne do jepim edhe votën popullore apo votën e partive politike edhe në nivel vendi edhe në nivel komunash. Një parti politike në Prishtinë ka rritje tepër të madhe krahasur votat e dikurshme”, ka thënë Haxhiu në Kanal10, percjell Botapress.info