E shtuna me diell, rriten temperaturat

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot stabil, me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje.

Minimalja pritet të zbres deri në 2 gradë Celsius, kurse maksimale deri në 22 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të shënojnë rritje në tërë rajonin.

E diela do të jetë edhe më e ngrohtë me temperatura që në Kosovë pritet të arrijnë deri në 24 gradë Celsius, madje mund të ndodhë edhe 25 gradë Celsius. Ngrohtë do të jetë edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Vranësirat do të jenë të pakta dhe lokale.

Fillimi i javës së re do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, por me mundësi që në disa rajone të ketë zhvillime të rrebesheve të izoluara të shiut me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë dhe atë në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe pjesë të Malit të Zi. Në viset tjera do të vazhdojë mot pa reshje dhe me diell e vranësira lokale./MeteoBallkan

Të tjera

Uncategorized

Jak Janusz Casino wspiera różnorodność i inkluzywność w świecie hazardu

W dzisiejszych czasach coraz więcej uwagi

Lajme

Pas bashkimit, Abdixhiku e Osmani dalin në terren bashkërisht

Kandidati për kryeministër, nga LDK, Lumir

Aktuale

Hamza i kërkon Limajt ta mbështes PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri