Kryeministri Albin Kurti, edhe njëherë ka folur rreth çmimit të rrymës, ai ka arsyetuar deklaratat e vitit të 2019 kur kishte thënë se energjia elektrike është e shtrenjtë, dhe synon që ta ulë çmimin e saj Kurti tash po thotë ato deklarata nuk janë zotime as premtime.
Kurti ke folur për deklaratë e fushatës zgjedhore të vitit 2019, ka arsyetuar vetën duke thënë se ato nuk janë as premtime e as zotime, sepse kam thënë se ‘unë kam thënë e synoj ulën e çmimit’.
“Pati referencë për fushatën time zgjedhore por për fushatën e vitit 2019”, tha Kurti në Kuvend.
“Unë kam thënë, unë e synoj ulën e çmimit, por duhet marrë parasysh se nuk janë as zotime as premtime deklaratat e fushatave zgjedhore, tash jemi në vitin 2022 dhe nuk është 2024, jemi në fillim të mandatit dhe ju pritni prej nesh t’i realizojmë premtimet e e fushatës të 2019.
“Ne kem thënë synojmë ulje të çmimit. Numri më i madh i qytetarëve nuk e ka ditur sa është fatura e energjisë elektrike”.
Kurti në fushatën e vitit 2019 kishte thënë se çmimi i rrymës është tepër shtrenjtë, dhe ne synojmë ta ulim.
“Unë nuk mund ta them sot se sa do të ulet energjia elektrike por e di që Contour Global-i nuk vjen në shprehje më, ajo do të na e shtrenjtonte energjinë elektrike dhe ne nuk paguajmë me buxhetin e Kosovës për ata që s’e paguajnë energjinë elektrike, qofshin në veri ose gjetiu. Nuk mund ta kuantifikoj sot, por ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike sepse tepër shtrenjtë, kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi, shumë kemi kapacitet”, pati thënë ai./Botapress.info/