Më 30 janar të vitit 1990 pas masakrës në Malishëve ku mbetën 3 të vrarë dhe dhjetra të plagosur, qytetarët filluan revoltën e tyre kundër agresorit serb i cili atë kohë kishte pushtuar vendin.
Për të shpalosur detaje nga kjo ngjarje e rëndë, foli veprimtari nga Malisheva Cen Desku, i cili përshkroi ngjarjen më në detaje.
“Më 30 janar kanë ardhë forcat e Policisë prej Rahovecit dhe Suharekës ku kanë gjujtë me armë në Malishevë. U vra Ali Kryeziu i cili ishte punëtor në Slloveni por erdhi në Kosovë atë kohë, pastaj u vra Hysni Mazreku i cili ishte nxënës i gjimnazit, teksa është vra edhe një i tretë që ende sot nuk dihet kush ka qenë ai njeri, e i njëjti është varrosur sipas rregullave të spitalit kur nuk lajmërohet dikush. Ndërsa, edhe 11 shqiptarë të tjerë janë plagosur”, tregoi ai.
Një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, veprimtari i shquar për çështje kombëtare, Zekeria Cana vendosi që të vizitojë familjet e të vrarëve, ku u takuan në një odë në familjen e njërit prejt të rënëve në këtë ngjarje, Hysni Mazrekut.
Cana në materialin e publikuar ekskluziv në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, dëgjohet teksa i ngushëllon familjarët dhe i shpreh krenarinë që ndjenë për të rënët.
“Unë kisha dashur që sot këtu, në këtë trevë, të takohemi për gëzime, por kështu e ka dashur fati ynë që në këtë ditë të janarit, të këtij viti, të takohemi për të përkujtuar me shumë nderime, me respekt përvjetorin e rënjës së martirëve të lirisë, demokracisë dhe të barazisë, të rënjës së martirëve të Republikës së Kosovës”, dëgjohet teksa thotë Cana në fillim të fjalimit të tij ngushëllues.
Ai fjalimin e tij e vazhdoi e fisnikëri të madhe para familjarëve të të rënëve, fjalim ky të cilin mund ta ndiqni të plotë në videon në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=ZHDvBJtRkkI&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI
Emisioni i plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=vPdbALoEqmQ&ab_channel=FaktemeAdnanMEROVCI