Vajzat e mitura vazhdojnë që të jenë të rrezikuara, për shkak se shumë persona të rritur arrijnë që përmes kërcënimeve dhe shantazheve t’i detyrojnë ato të bëjnë veprime kundër vullnetit të tyre. E si rrjedhojë, shumë shpesh ato janë viktima të trafikimit dhe keqpërdorimeve seksuale.
Me një ngjarje të trishtë dyshohet se është përballur për muaj të tërë një vajzë e mitur në Viti.
Burimet e Gazetës brenda Prokurorisë kanë bërë me dije pas zhvillimit të hetimeve nën masa të fshehta, është arritur që të zbulohet se një 20-vjeçar që nga muaji qershor i vitit të shkuar, ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale në motele në këmbim të parave.
Pamje të ndotjes së ajrit nga deponia e mbeturinave në Sferkë të Pejës, ka edhe kafshë të ngordhura
E kontrollin mbi viktimën ai e ushtronte përmes kanosjes e shantazhit në forma të ndryshme, ndërkohë që pagesën në këmbim të shërbimeve seksuale i ka marrë për vete.
Po ashtu në prangat e Policisë ka rënë edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor. 20-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘Trafikim me njerëz’, ndërsa 35-vjeçari për ‘Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’./Botapress.info/