E rëndë: U ndje keq në paraburgim, ndërron jetë rrugës për në spital 28-vjeçari 

Një 28-vjeçar ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal të Lezhës.Sipas raportimeve, Ordison Kastrioti, nga Tirana, është ndjerë keq ndërsa mbahen në paraburgim dhe më pas u transportua për në spital. Megjithatë, për fat të keq ai ka ndërruar jetë rrugës.

Trupi i 28-vjeçarit do të dërgohet në morg ku edhe do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Bëhet fjalë për infarkt. 28-vjeçari ndodhej në paraburgim pasi kishte thyer arrestin e shtëpisë. Pritet që të kryet autopsia dhe që organet kompetente të zbardhin të gjithë dinamikën dhe nëse i është dhënë ndihma e shpejtë sipas rregullave./Botapress.info/

ngjashme