Një ngjarje e rëndë në vendin e punës ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar derisa po kryenin punime në rrugën “Faruk Rama”.
Zëdhënësi i Policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, ka konfirmuar për Sinjalin se rasti është raportuar rreth orës 17:00.
Ai shtoi se autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit tragjik.
“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë.
Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha ai.



Të tjera
Aktuale
Votat me postë – KQZ njofton se deri më tani janë aprovuar afër 60 mijë pako
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dhënë
Lajme
MINTI publikon çmimet e derivateve të naftës për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe
Aktuale
Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit