Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e çatisë së një ndërtese.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas raportimeve paraprake, xhami mbi të cilin po ecte i mituri nuk ka mundur të përballojë peshën e tij dhe është thyer, duke bërë që ai të bjerë dhe të përplaset në shkallë.
Përpjekjet e shokëve që ndodheshin me të për ta ndihmuar kanë qenë të pasuksesshme, pasi 12-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e urgjencës mjekësore dhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Hetimet mjeko-ligjore janë përqendruar në oborrin e ndërtesës, i cili përfshin disa shkallë, si dhe në zonën ku ndodhi rënia tragjike e të miturit./TCh



Të tjera
Aktuale
Video nga pritja që pati të enjten për fund të mandatit, askush nga figurat e VV s’shihet aty
Presidentja Vjosa Osmani, e cila sot
Aktuale
Në mes të tensioneve, kalon edhe anija e dytë në Ngushticën e Hormuzit
Një anije e dytë me flamur
Aktuale
E rëndë: Një 12-vjeçar shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga dritarja e një ndërtese
Një ngjarje e rëndë është regjistruar