Një rast i rëndë i dhunës seksuale ka ndodhur në Vushtrri, ku një 35-vjeçar dyshohet se ka tentuar të dhunojë seksualisht një 19 vjeçare.
Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 11:50, në fshatin Begaj.
Sipas kallëzimit, i dyshuari N. P. rreth 35-vjeçar kishte tentuar ta dhunonte viktimën A.M. rreth 19-vjeçare, me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie për tri vite. Në momentin kritik, ndërhyrja e motrës së saj e pengoi aktin.
Fillimisht, viktima kishte hezituar të raportojë rastin në polici duke menduar se gjithçka kishte përfunduar pa pasoja. Mirëpo, ditët e fundit, i dyshuari e kishte kanosur dhe shantazhuar se nëse nuk ia kthente paratë e marra gjatë lidhjes, do të publikonte fotot e saj në rrjete sociale.
Pas arrestimit dhe intervistimit, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa lënda i është referuar hetuesisë për trajtim të mëtejmë.
Hetimet për rastin po vazhdojnë.



Të tjera
Lajme Opinione
Bardhyl Mahmuti për Goxhajn: Kush është ky faqezi, zëdhënësi i protestave në Tiranë?
Ish-përfaqësuesi politik dhe njëri
Lajme
Dy motrat që humbën jetën në aksidentin e rëndë, do të varrosen në Kosovë
Erza (23 vjeçe) dhe Aulona (17
Aktuale
Kosova e 55-ta në kategorinë e militarizimit, sipas Indeksit Global të Paqes
Kosova renditet e 55-ta në botë