Në Studenqan të Suharekës ka vdekur një foshnje e porsalindur. Vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna.
Rasti është hapur si “hetim i vdekjes”.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot me datë 21.12.2023 , rreth orës 17:20 është raportuar se në fshatin Studenqan të Suharekës një foshnjë e porslindur ka ndërruar jetë. Vdekja e foshnjës është raportuar nga nëna e saj. Policia ka dal në vendngjarje, pasi që janë mbledh dëshmitë nga dëshmitarët, prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rasti “Hetim i vdekjes “”, tha Bytyqi.
“Trupi i pajetë dërgohet në egzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, tha ai.