Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prizren.
Një veturë ka goditur një çiklist 78-vjeçar, i cili ndërroi jetë, raporton IndeksOnline.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, tha ai.
Shaqiri bëri të ditur se njësitet relevante janë njoftuar për rastin, teksa shoferi i automjetit është ndaluar në stacion policor.
Nga ana tjetër, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Policia, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin e shtetit, është duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti trafiku” përfundoi Bytyqi.



Të tjera
Lajme
Cakolli: Nëse VV i merr 65% të votave të diasporës, mund ta formojë qeverinë
Ecuria e procesit të numërimit të
Aktuale
Aksioni i EUROPOL-it kundër drogës dhe shpërlarjes së parave, gjykata vendos për pesë të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka
Uncategorized
Dogana zbulon 20 tonë mallra të skaduara në Mitrovicë
Dogana e Kosovës ka zbuluar pothuajse