Punëtorët në Kosovë përballen me sfida të shumta, e ndër to janë edhe kushtet në vendet e punës dhe rreziku që u kanoset. Jo rrallëherë ata e pësojnë keq, madje edhe tragjikisht, qoftë në ndërtimtari, apo edhe në sektorë të tjerë.
Për një rast të lëndimit në punë që ka ndodhur në Prizren gjatë ditës së sotme, Prokuroria Themelore atje ka iniciuar rast.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një punëtor 20-vjeçar, derisa ka qenë duke punuar në vendin e tij të punës, një makinë e mishit ia ka këputur dy gishta të njërës dorë dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Prizrenit.
Për shkak të gjendjes serioze, viktima është transportuar më pas në QKUK, si pasojë e lëndimit të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore edhe inspektorët e punës të cilët kanë kryer ekzaminimet nëse janë plotësuar apo jo kushtet e punës dhe masat e sigurisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikshmërinë e sigurisë vendin e punës”./Botapress.info/