Një person është gjetur pa shenja jete në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, raporton Sinjali.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe emergjenca mjekësore, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se viktima është identifikuar si M.K., 57-vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët.
“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, ka deklaruar ai.
Sipas shikimit fillestar, është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur edhe një armë zjarri – pistoletë.
Prokurori kompetent është njoftuar për rastin, ndërsa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi