Një rast tronditës është raportuar në kryeqytet. Një 19-vjeçare ka denoncuar të dashurin e saj, A. A, duke deklaruar se ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj.
Rasti është raportuar më 12 gusht 2025, rreth orës 19:30, në Stacionin Policor Veriu – Prishtinë. Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ndonëse lokacioni i saktë nuk është përcaktuar. Ajo ka theksuar se kishte refuzuar marrëdhënien, por i dyshuari kishte vepruar me forcë.
Policia i ka ofruar menjëherë tretman mjekësor viktimës, ndërsa është bërë përpjekje për të ndaluar të dyshuarin, por i njëjti nuk është arritur të sigurohet
Më 17 gusht 2025, Prokuroria e Shtetit ka vendosur të iniciojë rast penal për veprën “Dhunimi” dhe ka urdhëruar që veprimet e mëtejme t’i ndërmarrë Njësia e Hetimeve të Përgjithshme.
Policia tashmë ka nisur procedurat për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit.



Të tjera
Lajme Opinione
Bajrush Mnorina: U prehsh në Paqë Hafiz Gagica, apo “Ibrahim Rugova i Diaspores!”
Paska shkuar ne amahim Hafiz
Lajme
Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Hafiz Gagica
Ka vdekur veprimtari i njohur i
Aktuale
Rama: Shteti nuk është agjenci turistike e Vetëvendosjes!
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,